Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shpërndante lëndë narkorike

10:42 / December 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0530
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Korçës ka goditur një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e kokainës në doza. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi” u vunë në pranga katër persona, mes tyre një shtetas turk.

Efektivët e policisë, pas informacionit të marrë në rrugë operative për disa shtetas nga Rrogozhina që udhëtonin në drejtim të Korçës për të cilët dyshohej se po transportonin lëndë narkotike, si dhe bazuar në informacionin e marrë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, për një automjet me targa të huaja që ishte i shpallur alert nga Interpol Roma, automjet me të cilin mund ta përdorin shtetasit që dyshoheshin për shpërndarje kokaine, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”.

Në kuadër të operacionit në hyrje të qytetit të Korçës shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip Benz me targa të huaja që drejtohej nga shtetasi A.D , automjet në të cilin udhëtonin dhe tre shtetas të tjerë (një shtetas turk, një shtetase e mitur 17 vjeçe dhe një 34 vjeçar)

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi kokaine, një shumë të konsiderueshme parash rreth 9000 euro.

Si dhe gjatë kontrollit të kryer nga Policia e Kavajës, në banesat e këtyre shtetasve në Rrogozhinë policia gjeti në banesën e shtetasit turk një armë zjarri pistoletë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasveAjet Desari, 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Shtetasit turk Osman Çakir, 44 vjeç, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Edison Xhani, 34 vjeç, banues në Rrogozhinë dhe një 17-vjeçare për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Në vijim të verimeve procedurale është proceduar penalisht dhe një shtetas që dyshohet i implikuar në këtë veprimtari, konkretisht shtetasi G. K., 20 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Korce lende narkotike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.