Të paktën 8000 qytetarë shqiptarë kanë hyrë vetëm sot prej Kakavijës dhe sipas autoriteteve dyndja e njëkohshme e ka shkaktuar radhën. Në Kakavijë radha e mjeteve në hyrje për në Shqipëri është rreth 1 km.
Koha e pritjes në radhë aktualisht është rreth 2 orë ndërsa pala greke po punon me 2 sportele në hyrje në Greqi dhe 3 në dalje.
Situata të ngjashme krijohen në mënyrë periodike në vigjilje të festave të fundvitit dhe pashkëve ndërsa fluksi pritet të vijojë me ritme të larta në hyrje për në Shqipëri deri në fund të dhjetorit. Rreth 700 qytetarë janë duke pritur për përpunimin e dokumenteve në anën greke të kufirit.