Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tentoi të grabiste bankën në Korçë, autori dyshohet se ishte i dehur

14:28 / December 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 12 22 at 00.23.02 750x446 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i ri hyri me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në qendër të qytetit të Korçës të shtunën në mbrëmje, ndërsa u largua menjëherë pasi sistemi i alarmit të bankës u aktivizua.

Pavarësisht se personi u kap nga kamerat e sigurisë ai ende vijon të jetë i paidentifikuar.

Policia e Korçës po vazhdon hetimet për të identifikuar të riun që dyshohet se hyri me forcë në ambientet e bankës, duke mbajtur një celular në dorë që dyshohet se e ka përdorur për të bërë foto apo video.

Sipas të dhënave, kërkimet e policisë janë shtrirë jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në zonat e tjera të qarkut. Ndërsa fotoja e autorit është shpërndarë edhe në drejtoritë e policisë të qarqeve të tjerë.

Nga ekspertimi i kamerave të sigurisë të bankës, ka rezultuar se i riu ka goditur me këmbë derën e jashtme të bankës dhe pasi ka hyrë brenda, tek pjesa ku ndodhej bankomati ai ka përdorur telefonin për të bërë foto. Pas aktivizimit të sistemit të alarmit të bankës, i riu është larguar brenda pak minutash, pa mbërritur policia.

Ndërsa policia njoftoi se autori nuk ka marrë asgjë nga banka, burime nga grupi hetimor thanë se dyshohet që autori mund të ketë qenë në gjendje të dehur.

Banka Korce Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.