Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mazniku: Beteja politike në një qark ku grupet kriminale…

19:00 / December 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mazniku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arbjan Mazniku, një prej figurave më të rëndësishme të PS, për herë të parë është vendosur drejtues politik në qarkun e Elbasanit nga i cili zgjidhen 14 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Në emisionin “Vendi Im”, Mazniku shpjegon vizionin e PS për të ardhmen e Elbasanit.

“Elbasani është një qark, për mendimin tim më një pozicion të jashtëzakonshëm dhe me njerëz të mirë, punëtorë qe duan që qarku i tyre të zhvillohet. Ne fillojmë shumë shpejt punën për rijetëzimin e kalasë së bashku me bashkinë e Elbasanit. Së shpejti do të fillojmë elementët e parë për krijimin e Auto Moto Parkut dhe në vitin 2029 ose 2030 synojmë të sjellim në Shqipëri Formula One në Elbasan. Dhe fakti që një aktivitet global që atë ditë që ndodh ndiqet nga 1 miliardë njerëz do të ketë mundësi të ndodhë në qarkun e Elbasanit dhe do të sjellë më shumë se 120 mijë vizitorë vetëm atë ditë krijon një energji të jashtëzakonshme për qytetin,” deklaroi Mazniku.

Por Elbasani njihet si një prej zonave të vështira elektorale edhe për shkak të bandave kriminale në këte qark.

“Unë besoj shumë fort, nëqoftëse ne kemi një vizion për mënyrën se si e zhvillojmë qytetin dhe angazhojmë në këte vizion te gjithë forcat që duan që qyteti të ecë përpara; akademinë, mjekët, mësuesit, pedagogët, biznesin, komunitetin, anëtarët e këshillit bashkiak dhe angazhojme qytetin në një linjë zhvillimi atëhere ky debat merr më pak rëndësi. Një shprehje e famshme thotë që ti nuk e përze dot errësirën nga një dhomë. Ti duhet të ndezësh dritën dhe kur ti ndez dritën atëhere errësira largohet vetë,” shpjegon Mazniku.

Mazniku beson se në 11 maj PS do të marrë rezultatin më të mirë që ka marrë ndonjëherë. “Besoj është herët për të folur për numrin specifik të mandateve por besoj se PS do të ketë rezultatin më të mirë historik,” theksoi Arbjan Mazniku.

Përballë Arbjan Maznikut, PD ka caktuar Tomor Alizotin si drejtues për qarkun e Elbasanit.

beteja politike Elbasan Mazniku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.