Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Debati “Tufa-Braho” zhvendoset në Kuvend. Alimadhi i sulet Brahos: Budalla!

11:55 / May 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka sjellë debate në seancën parlamentare të kësaj të enjte.

Kreu i këtij institucioni, Agron Tufa parashtroi analizën vjetore dhe kërkesat e Institutit. Pas prezantimit të Tufës, deputeti socialist Spartak Braho e akuzoi Institutin si celulë të Ballit Kombëtar. “Celulë të Ballit Kombëtar jo vetëm se jeni mbledhur aty, po po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe shpërdoruar Luftën NAÇL, të cilën nuk e bëtë ju”, tha Braho.

Kaq ka mjaftuar që të shpërthejë keq kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi i cil e ka etiketuar “budalla” Spartak Brahon. “Të biem kaq poshtë në nivelin e këtij budallai këtu (për Spartak Brahon) ju thoni ballistët hanin pula, po ju keni ngrënë koka njerëzish mo, keni vrarë 4 mijë deri në 6 mijë shqiptarë, po ju nuk dini asgjë nga historia, qëllimisht nuk e lejoni historinë, qëllimisht e pyeta z. Tufa a keni mundësi ose studime të nevojshme për ta shtrirë aktivitetin e studimit të këtij instituti të dobishëm për historinë shqiptare”, tha Alimadhi.

Braho për Tufën
Braho akuzoi më tej Agron Tufën se nuk disponon certifikatë sigurie ndërkohë që kërkon informacione që janë ende të padeklasifikuara. Braho i kërkoi Kuvendit mjetet ligjore për një konceptim dinjitoz e të mirëfilltë shkencor. “Ndërsa ju zoti Tufa për shkelje të rënda të ligjit duhet të planifikoheni e kontrolloheni nga drejtoria e monitorimit të Kuvendit të Shqipërisë dhe mendoj se detyrën si drejtor ekzekutiv ta lini si të papërshtatshme”, tha Braho.

Alimadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.