Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha: Rama-Berisha, pazar me votën në 11 maj

17:29 / December 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim Basha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi ankimimin e partive të vogla për listat e mbyllura. Për të kjo Gjykatë nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve. Basha akuzon kryeministrin Rama dhe kreun demokrat Sali Berisha për pazar me votën në 11 maj dhe thotë se nuk do të dorëzohet ndaj këtyre padrejtësive.

”Gjykata Kushtetuese, edhe sot, tregoi se nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndryshim dhe jo nënshtrim. Një institucion i mbërthyer nga ankthi për ruajtjen e karrigeve të veta nuk mund të ketë as pavarësinë, as kthjelltësinë për të marrë një vendim në interes të qytetarëve”,-shkruan Basha.

Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votash rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga partitë e vogla, kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të dakordësuara mes PS dhe PD, sa i përket listave të kandidatëve preferencialë. Formula garanton parashikimin kushtetues që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohet jo më pak se dy të tretat e listës shumëemërore.

Postimi i plotë

Gjykata Kushtetuese edhe sot tregoi se nuk mund të ngrihet në lartësinë që ia dikton ligji themeltar i shtetit dhe vullneti masiv i shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndryshim dhe jo nënshtrim.

Një institucion i mbërthyer nga ankthi për ruajtjen e karrikeve të veta nuk mund të ketë as pavarësinë, as kthjelltësinë për të marrë një vendim në interes të qytetarëve.

Historia na mëson se çdo arritje drejt lirisë, barazisë dhe të drejtave ka ardhur përmes përpjekjeve të vazhdueshme dhe bashkimit të njerëzve. Edhe pse rruga është e vështirë dhe e mbushur me pengesa, ajo nuk është e pamundur.

Ne nuk do të dorëzohemi përballë këtyre padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha për të pamundësuar të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur me votë deputetët e tyre. Shqiptarët tani kanë edhe një arsye më shumë për të refuzuar këtë pazar me votën e tyre më 11 maj. Shqipëria meriton më shumë🇦🇱

Basha Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.