Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ahmetaj/ Kushtetuesja nuk i kthen sendet e sekuestruara

20:33 / December 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben ahmetaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata kushtetuese nuk e ka kaluar në seancë plenare ankesën e katër shtetasve që janë lidhje familjare e ish funksionarit Arben Ahmetaj, të cilëve SPAK ju ka sekuestruar telefona, USB, çelësa makinash dhe pajisje kompjuterikë.

Në vendimin e zbardhur, gjyqtarët kushtetues e konsiderojnë haptazi të pabazuar kërkesën e Brunilda Menes, motra e ish zëvendës kryeministrit, të Flamur dhe Teuta Hoxhës dhe Eljona Hoxhës përkatësisht prindërit e bashkëjetueses së Ahmetaj  dhe kunatës së saj.

Gjyqtarët kushtetues thonë në vendim se prokurorët kanë disponuar me vendime për sekuestrimin e sendeve midis tyre aparatë telefonikë mbështetur në arsyetimin se aty mund të gjejnë të dhëna të rëndësishme për hetimin.

Për sekuestrimin e telefonit të kunatës së bashkëjetueses së Ahmetaj thotë më tej kushtetuesja është argumentuar se ajo është autorizuar nga personi nën hetim për të kryer transaksione bankare në emër të tij, ndaj ekziston  dyshimi për transferimin e parave në destinacione të ndryshme. Të katër shtetasit kërkuan shpalljen si antikushtetues të këtyre sekuestrove mbasi shteruan të gjitha shkallët e gjykatave.

Gjykata kushtetuese shton në vendim se prokuroria dhe gjykatat kanë dhënë argumente të mjaftueshme dhe bindëse se përse janë sekuestruar sendet, një pjesë e të cilave pas përfundimit të akt ekspertimit do tu kthehen pronarëve ndërsa për pjesën tjetër do tu verifikohet burimi, në kushtet kur vepra që po hetohet është ajo e pastrimit të parave.

Teksa Arben Ahmetaj është vënë nën hetim nga SPAK edhe më herët, Gjykata Kushtetuese është vënë në lëvizje me padi ku kundërshtohen veprimet hetimore si kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i një vile në Palasë, kërkesa që janë rrëzuar nga gjyqtarët kushtetues.

Arben Ahmetaj Gjykata Kushtetuese sekuestrim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.