SHKODËR- Gjendet i vrarë me armë zjarri një person në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në Dragoç të Postribës, por nuk dihen ende detajet e krimit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe mbledhjen e provave, me qëllim zbardhjen e rrethanave.