SHKODRA- Babai i 33-vjeçarit të vrarë, Ramazan Mataj, Fatmir Mataj, ka folur në polici pas ngjarjes tragjike. Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij, ndërsa thekson se i biri nuk ka qenë aspak person problematik. Fatmir Mataj ka treguar se për herë të fundit folën në orën 22:00 dhe i biri nuk i shprehu asnjë shqetësim.
“Djali nuk më ka shprehur asnjë shqetësim, nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti. Djali im nuk ka qenë aspak person problematik. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Për herë të fundit folëm në orën 22:00, nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur, të zbardhet ngjarja. Nuk e di arsyen e vrasjes së djalit”, ka thënë Fatmir Mataj.