Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“U tregua bashkëpunues”, Ilir Meta u pyet në SPAK, Gjokutaj jep detaje

13:36 / January 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 9 2 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka përfunduar marrja në pyetje e ish-Presidentit të vendit Ilir Meta, i cili u paraqit në SPAK rreth orës 11:00 të ditës së sotme. Avokati i tij, Genc Gjokutaj ka dhënë detaje në lidhje me atë që ndodhi në seancë. Sipas Gjokutajt, Meta u tregua bashkëpunues dhe ditën e sotme u pyet vetëm në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.

Gjokutaj: Sot është pyetur për sa i përket lobimit në Amerikë. Meta ka qenë bashkëpunues për aq sa mbante mend. Sot procesverbali u firmos dhe seanca u realizua. Sot ishte vetëm prokurori Sotir Kllapi me oficerin e policisë gjyqësore. Seanca e sotme ishte e dedikuar në pyetjet për lobimin dhe vetëm për këtë episod, pra çështjen e lobimit. Meta i kërkoi prokurorëve se ç’bëhej me çështjen e McGonigal dhe çështjen e inceneratorëve.

Dëshmia e Ilir Metës në SPAK zgjati rreth 2 orë. Presidenti i PL-së dërgua në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme nga qelia 313 me anë të tunelit që lidh burgun me SPAK.

Ish-presidenti u arrestua në 21 tetor të 2024 dhe ndodhet në qeli nën masën e sigurimit personal “arrest në burg”.

Ai u arrestua me urdhër të SPAK nën dyshimet për “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.

Hetimet ndaj Metës nisën në vitin 2019 në lidhje me aferën e njohur si ÇEZ-DIA, që lidhet me privatizimin e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë dhe mbledhjen e borxheve të mbetura.

Tre vjet më vonë është hapur një tjetër rast, pas një kallëzimi për pagesa në vlerë të mijëra eurove të padeklaruara nga partia e drejtuar nga Meta, për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Dy rastet, më pas, janë shkrirë në një të vetëm më 2024.

Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.