Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet më 11 maj, ambasadori britanik shkon në KQZ

17:54 / January 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 83 1024x822 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje për takimin me ambasadorin britanik Nicholas Abbott. Përmes një postimi në “X”, ai thotë se diskutuan mbi përgatitjet parazgjedhore si dhe për votimin e diasporës.

“Mikpritëm sot ambasadorin Britanik në Shqipëri, z. Nicholas Abbott me të cilin zhvilluam një bisedë të hapur mbi përgatitjet e KQZ për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. Pasi diskutuam mbi zhvillimet dhe mjedisin politik në këtë periudhë parazgjedhore, u thelluam mbi temën e votimit nga jashtë dhe sfidat e organizimit të këtij procesi.

Ndamë pikëpamjet dhe përpjekjet tona mbi çështje me rëndësi si masat e marra për parandalimin e shitblerjes së votës, shmangies së abuzimit të burimeve shtetërore në fushatë dhe rritjen e rolit të institucioneve të tjera në luftën kundër krimeve zgjedhore. Me Ambasadorin Abbott u ndalëm edhe tek plotësimi nga ana e KQZ të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe nevojës së implementimit të plotë të rekomandimeve që kërkojnë ndërhyrje legjislative nga Kuvendi”, shkruan Celibashi.

Ai shton se kanë folur për risitë e Platformës së Raportimit Financiar dhe promovimin e rolit mbikqyrës të shoqërisë civile mbi financimet zgjedhore. ”Me Ambasadorin Abbott dakordësuam rëndësinë unike të procesit të ardhshëm zgjedhor që lidhet me anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE. E falenderova Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e fortë ndaj KQZ dhe vijimin e nismave të përbashkëta për fuqizimin e institucionit”.

image 83 1024x822 1
image 82 1024x683 1
image 81 1024x683 1

KQZ Nicholas Abbott
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.