Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Korporata e Investimeve, Jorida Tabaku: Praktika aktuale dëmton ekonominë kombëtare

16:56 / January 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ka denoncuar ashpër procedurat e Korporatës së Investimeve, duke i cilësuar ato si një nga mjetet më abuzive dhe korruptive të qeverisë. Sipas Tabakut, këto procedura kanë pasoja të rënda për ekonominë dhe për qytetarët shqiptarë, duke shkelur të drejtat e pronarëve të ligjshëm dhe duke përqendruar burimet në pak duar.

“Korporata e Investimeve po kthehet në një nga mjetet më abuzive dhe korruptive të qeverisë. Në vend që të përqendrohet në detyrat themelore të një shteti demokratik, si infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia, shteti shqiptar ka transferuar këto përgjegjësi te koncesionet private”, theksoi Tabaku në videon e saj.

Tabaku ka qenë një nga zërat kryesorë që kundërshtoi këtë ligj në variantin fillestar në vitin 2019, duke arritur, falë presionit të saj dhe ndërhyrjes së faktorëve ndërkombëtarë, të realizonte disa ndryshime të rëndësishme. ”Biznesi i lejeve të ndërtimit dhe uzurpimi i pronave publike është një proces i pandershëm dhe i korruptuar. Qeveria po shkel të drejtat e pronës dhe të pronarëve të ligjshëm të Tiranës, duke i trajtuar trojet dhe pronat si një uzurpator ordiner”, vijoi ajo.

Tabaku argumentoi se transparenca, konkurrenca dhe respektimi i pronës private janë vlera themelore që duhet të udhëheqin çdo vendim qeveritar. Ajo paralajmëroi se praktikat aktuale jo vetëm që dëmtojnë ekonominë kombëtare, por edhe thellojnë pabarazinë në vend. Në përfundim të videos, deputetja e PD-së bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre praktikave.

jorida tabaku Korporata e Investimeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.