Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Media italiane: Shqipëria nuk duhet humbur në 2025

09:15 / January 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0781
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viti sapo ka filluar dhe shumë turistë po planifikojnë pushimet e tyre me kosto të ulët në 2025, për të udhëtuar drejt Evropës pa shpenzuar shumë, shkruan Erika Fameli në një artikull të botuar në revistën italiane “Volo Scontato”.

Kontinenti i Vjetër ofron një listë të gjatë destinacionesh për të zgjedhur, dhe ne ju sugjerojmë disa nga vendet që kombinojnë kulturën me peizazhet befasuese dhe me një kosto të ulët jetese.

Ndërsa turizmi masiv është i përqendruar në destinacione të profilit më të lartë – këto vende jo shumë të njohura po kthehen në pika të rëndësishme turistike duke tërhequr një numër në rritje turistësh nga e gjithë bota.

Këto destinacione ofrojnë tradita të lashta kulturore, kuzhinë të shijshme dhe peizazhe mahnitëse përtej imagjinatës, të cilat nuk kanë asgjë për t’u patur zili nga vendet turistike më të famshme.

Nëse jeni në kërkim të vendeve evropiane me kosto të ulët, duhet të shkoni në Lindje. Ne ju rekomandojme gjashtë destinacione të mrekullueshme për të vizituar në 2025:

1-Shqipëria
2-Rumania
3-Bullgaria
4-Republika Çeke
5-Lituania
6-Gjeorgjia

Këto janë destinacione në zhvillim që gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin për pushimet e tyre – me kosto të përballueshme dhe që absolutisht meritojnë të eksplorohen!

Shqipëria është ndër vendet më të kërkuara të momentit, e cila vitet e fundit është vizituar nga një numër i madh turistësh italianë, dhe jo vetëm – pikërisht falë çmimeve të përballueshme dhe plazheve të saj mahnitëse si nëpër kartolina.

Peizazhet malore të Shqipërisë ofrojnë gjithashtu pamje magjepsëse, vendpushime dimërore për ski dhe shtigje të mrekullueshme për ecje.

Gjithashtu, vendi i vogël evropian është i përkryer për vizitorët që duan të pushojnë, të zbulojnë kulturën magjepsëse larg turmave të turistëve në çdo atraksion.

Prandaj, Evropa Lindore është zgjedhja më e mirë për të zbuluar destinacione me kosto të ulët.

Kjo pjesë e Evropës jo shumë e njohur në të kaluarën, por sot, falë turizmit masiv në shumë pjesë të tjera të Kontinentit të Vjetër, vëmendja e turistëve ka filluar të kthehet drejt Lindjes.

Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.