Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Me projektin e Kalasë në Elbasan, do të rritet numri i vizitorëve

14:00 / January 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0807
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në takimin e zhvilluar në Elbasan kryeministri Edi Rama u ndal tek disa zhvillme të rëndësishme që do të përfshijnë qytetin. Kryeministri u shpreh se tashmë me nënshkrimin e marrëveshjes për rijetëzimin e Kalasë së qytetit, pritet që të ketë edhe një numër më të lartë turistësh.

“Janë realizuar vepra që flasin vetë. Me projektin e Kalasë, duhet thënë që Kalaja ka një histori dhe një potencial të jashtëzakonshëm, por edhe shumë elementë të tjerë. Nëse do arrijmë të bëjmë në kohën dhe mënyrën e duhur një projekt të tillë do të kemi absolutisht, të mrekullueshëm. Besoj që duke shfrytëzuar të gjithë komponentët e fshehur që ka kalaja do të arrijmë të kemi një numër të lartë të vizitorëve dhe kjo do të bëjë që vlera e pronës, vlera e shtëpive të rritet. Në harmoni edhe me zhvillimin që vazhdon për automotoparkun. Në Elbasan duhet të kemi një pol të ri të Tiranës metropol. Durrësi, Dibra dhe Elbasani janë tre degëzime të natyrshme të metropolit të Tiranës. Me këta komponentë, besoj që të gjithë ata që jetojnë në Elbasan, do të jenë jo vetëm nga distanca, por edhe nga integrimi ekonomik, shumë më mirë. Ndërsa për automotoparku, për pak ditë do të jemi në Romë për prezantimin zyrtar, më gjerë për pjesëmarrjen e Shqipërisë, dhe kjo do të na sjellë në rastin e xhiros sytë e 200 vendeve, në tre ditë, në tre zona të ndryshme, Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Nga 200 televizione të botës, do të shihet Shqipëria turistike. Ndërkohë automotoparku do të funksionojë si një pikë e shumë shërbimeve”, tha ndër të tjera Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.