Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Gazbardhët, mos i votoni, lërini jashtë Kuvendit të ardhshëm

12:50 / January 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve që mos të votojnë për politikanët si Gazment Bardhi, të cilin e ka cilësuar shpifës dhe gënjeshtar, pasi SPAK deklaroi se i vëllai, Olsi Rama nuk ka lidhje me dosjen “Xibraka”.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ata duhen lënë jashtë Kuvendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Nëse ju do të më kuptoni për këtë, atëherë do të më kuptoni edhe kur ju them se jam dakord me ju, TikToku është një burim serioz rreziku për sigurinë e vendit e të fëmijëve tanë, por ende më i rrezikshëm se llumi i prurjeve të TikTokut në ekranet e celularëve, është llumi i politikës së shpifjeve e të gënjeshtrave, i akuzave, sharjeve e sherreve politike e mediatike, që nuk u lënë gjë mangut grindjeve të rrugaçëve të lagjes, ku më të vegjëlit e më të rinjtë e kësaj shoqërie, janë edhe hallka më kollaj e prekshme nga kultura e ulët që fut në dejet e njerëzve ai llumë. TikTokut do t’ia mbyllë derën e Shqipërisë për të paktën një vit qeveria, ndërsa këtij llumi duhet t’ia mbyllni dyert të gjithë ju, duke nisur nga dera e parlamentit të ardhshëm.

Këta shpifarakë e lafarakë nuk janë alternativa politike të shekullit XXI. Këta janë shembëlltyra e gjallë e asaj të ligës që e ndjek shtetin shqiptar nga dita e krijimit të tij, në vitin 1912, e asaj të ligës që nuk la dy gurë bashkë për ta penguar ndërtimin e një shteti të shqiptarëve, për ta penguar ardhjen e demokracisë në këtë vend e më pas zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Të kuptohemi, unë dhe ne, socialistët në qeveri kemi kusuret tona, more qoftë edhe thjesht sepse siç thotë populli, po të flesh me qenin gdhihesh me pleshta – dhe boll të bashkëjetosh nën çatinë e kuvendit me atë lloj aradheje që një në tre fjalë e kanë sharje, e një në shtatë e ka shpifje, që fjala e popullit të gjej ilustrim besnik”, theksoi ai.

Gazment Bardhi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.