Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

6 plumba drejt Bujar Nasufit, autori priti gruan të zbriste nga makina

14:39 / January 13, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ok bujar nasufi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sherr brenda rrethit familjar është pista kryesore që policia po heton në lidhje me ekzekutimin e Bujar Nasufit. 56 vjeçari u qëllua brenda mjetit të tij, të cilin sapo e parkonte pranë banesës. Autori priti që nga makina të zbriste bashkëshortja e Nasufit, dhe menjëherë iu afrua dhe qëlloi me 6 plumba në drejtim të tij. 56 vjeçari nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë.

Ka dyshime se viktima ka pasur konflikte për pronat me anëtarë të tjerë të fisit. Për të identifikuar autorin, hetuesit kanë sekuestruar disa kamera sigurie përgjatë zonës. Në pamje duket autori i krimit, i cili me kapuç në kokë është munduar që të fshehë identitetin e tij.

Atentatori ka qenë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës. Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qenë duke u afruar në banesë. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh. Në rrugicën është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas saj ka qenë mjeti i viktimës. Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor.

bujar nasufi krim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026

Fundjavë me temperatura të larta

12:15 / September 4, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj’, Rama: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson ato të rajonit

11:17 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.