Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ngjela: Si do t’i fitojë zgjedhjet një ”non grata”? Rama i qetë

19:08 / January 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela scaled 1 2048x1260 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela teksa bën një analizë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, thotë se Rama duket i qetë drejt mandatit të radhës dhe nuk ka tension, kurse në krahun tjetër ngriti pyetjen sesi mund t’i fitojë zgjedhjet një njeri i shpallur non grata nga amerikanët? ”Ju e njihni psikikën e Saliut, psikika e tij transferohet në akuzë dhe është nivel i ulët, optika juridike s’i pranon fare akuzat e tij. Jo çdo denoncim është shkencor. Jo nga ata që nuk e dinë se çfarë është prova dhe akuza. Por sa e motivuar dhe profesioniste është një akuzë, se duhet provuar. Gjithçka brenda provës, jo çdo thënie është provë gjyqësore”, tha ai.

Kurse për zyrtarët e korruptuar u shpreh se mendonin se ishin të paprekshëm, ose që janë duke fshehur pasuritë nëpërmjet transferimit te të tjerët. ”Disa prej tyre mendojnë se janë të paprekshëm, disa janë fshehur apo i kanë fshehur pasuritë, duke i transferuar te të tjerët, me evazion fiskal. Por këta thoshin ‘jemi ne’, por tani këta që mendonin se ishin sundimtarët, e shikon se nuk kuptojnë se çfarë po ndodh apo do ndodhë”, thekson avokati.

Kurse për zgjedhjet e 11 Majit nuk sheh kundërshtar për mazhorancën. ”Rama e sheh të sigurt dhe nuk shqetësohet. E shoh nga forma e fjalimit, nuk shqetësohen se i dinë sondazhet dhe e shohin se janë mirë, se kur kishte konkurrencë ishin më të tmerrshëm këta. Po si mund të fitojë zgjedhjet në Shqipëri kryetari i një partie që është non grata në Amerikë. Ky është nonsens, si mund të thuash një plus një barazi me zero, kur bëjnë dy, kështu janë këta. Pyetja kryesore është se ja e kape korrupsionin, çfarë do bësh me të? Se në rast se e godet dhe vjen një palë tjetër që e vijon, atëherë çdo bëhet me të?”, përfundoi Ngjela për Report TV.

Ngjela Rama]
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.