Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Reshjet e borës, AKMC: Akset kombëtare të kalueshme

22:33 / January 13, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në bazë të raportimeve ka pasqyruar si paraqitet situata në terren pas reshjeve të dendura të dëborës, një ditë më parë, në zonat malore.

Sa u takon akseve rrugore, sipas raportimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, me përjashtim të disa rrugëve në zonat malore.

Konkretisht, sipas ARRSH-së, në qarkun Kukës të gjitha rrugët janë bërë të kalueshme, përveç rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan, Xhebexhi dhe Vlahen të bashkisë Has.

Në qarkun e Dibrës, Rruga e Arbrit është e pakalueshme në Qafë-Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

Bashkia Dibër ka të bllokuar rrugën nga qendra administrative Lurë me aksin kryesor, por po punohet për hapjen e kalimit nga Rrësheni, gjithashtu edhe rrugët që lidhin fshatrat me njësitë administrative Selishtë.

Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara rrugë të brendshme të njësive administrative Ostren, Trebisht dhe pjesërisht në njësinë administrative Zerqan, Martanesh dhe Fushë-Bulqizë.

Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat administrative Gurë dhe Xibër. Në bashkinë Mat janë bllokuar vetëm dy fshatra në njësinë administrative Komsi dhe aksi rrugor Vig Macukull.

Në qarkun Durrës aksi rrugor Cudhi-Qafështamë, tashmë është i kalueshëm pas punës me mjetet e bashkisë Krujë. Aktualisht po punohet në rrugën që lidh fshatin Bruz-Mal me aksin Cudhi-Qafështamë.

Në qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë-Arrëz po punohet për zhbllokimin e rrugëve që lidhin njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj. Ndërsa segmenti Kir-Shosh vazhdon të jetë i bllokuar.

Në qarkun Lezhë të gjithë akset rrugorë kombëtare janë të kalueshme, me goma dimërore, duke përfshirë edhe rrugën e Kishës, e cila u hap për qarkullim rreth orës 13:30.

Ekipet e OSSHE po punojnë për kthimin e energjisë elektrike në disa zona të bashkive: Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Shkodër e Burrel.

Lumenjtë dhe rezervuarët

Në fshatin Vadardhë, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës pati dalje nga shtrati të lumit Erzen duke përmbytur 1 serrë dhe 4 dynymë tokë bujqësore, por pas ndërhyrjes me ekskavator nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit, u eliminua rreziku. Dalje nga shtrati të lumit Erzen pati edhe në fshatin Katund, duke përmbytur vetëm oborret e disa banesave.

Në fshatin Murqinë, njësia administrative Bubq, bashkia Krujë, ku ditën e sotme lumi Ishëm doli nga shtrati, aktualisht është tërhequr uji nga tokat bujqësore.

Efektivët e Forcave të Armatosura ndodhen në qytetin e Vlorës, ku po ndihmojnë bashkinë për përballimin e situatës së shkaktuar nga përmbytjet.

Gjithashtu, pas kërkesës së bërë nga Prefekti i Qarkut Tiranë ditën e sotme për mbështetje me mjete të rënda, u dërgua në Njësinë Administrative Dajt, Bashkia Tiranë një fadromë dhe një kamion nga FA në ndihmë të komunitetit. Ndihma do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme në Linzë, në ndihmë të komunitetit.

Parashikimi motit në vijim

Nesër (e martë, 14 janar) reshjet dobëta të dëborës pritet të përfshijnë zonat verilindore, qendrore dhe juglindore të territorit, në lartësitë mbi 500 m.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 4 / 11 °C, në vendet e ulëta 1 / 11 °C dhe në vendet malore -5 /1 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

akmc akset reshje bore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.