Kryetari i Grupit Parlamentar PD, Gazment Bardhi, foli sot në studion e emisionit “Open” lidhur me zgjedhjet e 11 Majit dhe primaret e PD-së.
Demokrati tha se nëse institucionet e partisë vendosin që primaret të mbahen, ai do të marrë pjesë.
Sakaq ai theksoi se procesi i primareve duhet të zhvillohet në atë mënyrë që mos të krijojnë destabilitet dhe përçarje brenda partisë.
“Çdo lloj procesi i brendshëm duhet bërë në atë mënyrë që mos sjellë përçarje. Duhet të bëhen apo jo është përcaktim statutor”, tha demokrati.
Gazment Bardhi: Nuk ka vendim të PD për të mos bërë primaret. Është një procedurë që e parashikon statuti i PD. Nuk ka ende një datë. Pa diskutim që vota brenda një partie tregon demokratizimin e një partie. Çdo lloj procesi i brendshëm duhet bërë në atë mënyrë që mos sjellë përçarje. Duhet të bëhen apo jo është përcaktim statutor. Duhet bërë kujdes maksimal që procesi të mos sjellë destabilitet dhe përçarje të partisë. Nëse institucionet e partisë do vendosin për mbajtjen e primareve patjetër që do zbatoj detyrimin e partisë.