Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin 36 vjeç, banues në Kurbin, pasi ditën e djeshme, në Laç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen 69 vjeçe, banuese në Laç, e cila po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.