Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Agron Shehaj: Një parti e re ka zero shanse të vijë në pushtet!

22:12 / January 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron shehaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është shprehur se forcës së tij politike nuk i interesojnë pazaret, duke nënkuptuar se nuk do të ketë koalicion me partitë e mëdha në zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar në studion e emisionit ‘Open’, ai theksoi se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të besueshme që më pas të ketë një qeveri të pakorruptuar.

Ndër të tjera u shpreh se si parti e re, nuk synojnë të vijnë në pushtet, por të hyjnë në parlament me sa më shumë deputetë.

“Neve nuk na interesojnë pazaret. Mendojmë se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë, konkrete dhe te besueshme, si fillim. Dhe pasi të fitojmë besimin e qytetarëve duke bërë një opozitë ashtu siç qytetarët e presim, mund t’i japim Shqipërisë një qeveri të pa korruptuar. Çdo gjë fillon nga opozita.

Ne mendojmë, si parti e re, për ne sfida më e madhe është të hyjmë në parlament me një numër sa më të madh deputetësh. Por nuk është qëllimi ynë maksimizimi i numrit të deputetëve. Qëllimi ynë është fitimi i besimit të qytetarëve duke bërë një opozitë të vërtetë kundër Edi Ramës në Kuvend. Unë vetëm kam qenë në parlament vitin e kaluar dhe kam bërë shumë beteja me qeverinë.

Një parti e re e sapokrijuar nuk ka shans të vijë në pushtet. Zero shanse. Nuk ndodh në Perëndim, nuk ndodh në Lindje. Pyetje keqdashëse të llojit ‘a po futeni në zgjedhje për të qëndruar në opozitë?’. Po! Pse duket e çuditshme?! Do bëhemi pjesë, me shumë gjasa, e opozitës”, tha Shehaj.

Agron Shehaj parti e re pushtet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.