Belshi i liqeneve dhe mullirit. Nga kjo e mërkurë, Belshit i është shtuar “Guri i Mullirit”, një lulishte historike e vendosur në rrugën “Osman Pepa”. Me praninë e kryebashkiakut Arif Tafani, në mesditë kjo lulishte u inaugurua me praninë edhe të qytetarëve të Belshit dhe familjarë të mullixhiut Osman Pepa. Lulishtja “Guri i Mullirit” u mundësua nga familja Pepa dhe Rusta nën kujdesin e vajzës së Osman Pepës, Leme Rusta. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Arif Tafani u shpreh se ky monument historik do të jetë pjesë e një paketë ku përfshihen monumenti i masakrës ndaj djemve belshakë nga ushtria serbe dhe ajo e ruajtjes së miqësisë me popullin amerikan në kujtim të infermierëve dhe ushtarëve amerikanë, të cilët u strehuan në një familje të Dumresë, pasi avioni i tyre u rrëzua në zonë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mulliri i Belshit është një pjesë e historisë së zonës së Dumresë, ku prej dekadash i është kushtuar edhe kënga “Mulliri i Belshit”.
Postime te ngjashme
Add A Comment