Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Një copëz arti” nga Tetova në Presidencë, Begaj: Vijoni me ruajtjen dhe promovimin e traditës

15:00 / January 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 01 17 at 14.46.14 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Një copëz arti” erdhi këtë të premte nga Tetova, në Tiranë. Presidenti Bajram Begaj hapi dyert e institucionit për artistët e vegjël të shkollës së mesme komunale të tekstilit në Tetovë. Ata shpalosën talentin përmes krijimtarive të frymëzuara nga tradita. 63 punimet e ekspozuara në Institucionin e Presidencës përcollën një larmi rrymash artistike avangardë në tekstil, mobilim dhe interior me elementin e përbashkët: shqiptarinë. Presidenti Begaj, në urimin e mirëseardhjes së tyre, i cilësoi si misionarë në vijimësinë e ruajtjes së shpirtit të kombit, promovues të vlerave kulturore dhe edukative.

“Shkolla juaj profesionale ka një traditë disavjeçare në dizajnin e veshjeve të ndryshme, arte të aplikuara të interiorit, mobilieve dhe prodhimeve artizanale e ushqimore, dhe ky është një model që meriton promovim mbarëshqiptar, mbarëkombëtar. Sot kam ftuar, gjithashtu, nxënës të të njëjtit drejtim si ju nga Liceu Artistik i Tiranës, në mënyrë që të dyja shkollat të ndërtojnë ura bashkëpunimi, që kanë si bazë zhvillimin e talenteve rinore në art dhe tekstil”.

Kreu i Shtetit këshilloi artistët e vegjël të vijojnë me ruajtjen dhe promovimin e traditës: “Unë ju inkurajoj ju, të dashur nxënës, që fantazia juaj artistike të mos braktisë asnjëherë elementët kombëtarë dhe shpirtin artistik të shqiptarëve të derdhur ndër shekuj në veshjet tona tradicionale. Ato janë veshje të identitetit tonë kombëtar dhe kulturor, të trashëguar e pasuruar brez pas brezi”.

Duke iu referuar Xhubletës dhe Kërcimit të Tropojës të mbrojtur nga UNESCO, Begaj u shpreh se “Duhet të vazhdojmë të punojmë fort që edhe veshjet tona mijëravjeçare të trevave të tjera të shqiptarisë të shndërrohen në pasuri të të gjithë njerëzimit”. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili vlerësoi nismën e Presidentit të Republikës në shërbim të shqiptarisë:

“Me këtë veprim, Presidenti edhe në vepër tregon përkushtimin e Tij ndaj Kushtetutës së Shqipërisë për të qenë President i të gjithë shqiptarëve dhe jashtë trojeve të tjera etnike”. Nxënësit dhe mësuesit nga Tetova shkëmbyen

WhatsApp Image 2025 01 17 at 14.46.15
WhatsApp Image 2025 01 17 at 14.46.14 5
WhatsApp Image 2025 01 17 at 14.46.14 4
WhatsApp Image 2025 01 17 at 14.46.14 3
WhatsApp Image 2025 01 17 at 14.46.14 2
WhatsApp Image 2025 01 17 at 14.46.14 1
WhatsApp Image 2025 01 17 at 14.46.14

bajram begaj tetova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.