GAZA- Mijëra palestinezë kanë mbushur rrugët e Gazës pasi sot në mëngjes ka hyrë në fuqi zbatimi i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Disa festuan, të tjerë vizituan varret e të afërmve të tyre, ndërsa shumë u kthyen në shtëpitë e tyre.
“Më duket sikur kam gjetur të paktën pak ujë për të pirë pasi kam humbur në shkretëtirë për 15 muaj. Ndihem sërish e gjallë”, tha Aya, një grua e zhvendosur nga qyteti i Gazës, e cila ishte strehuar në qytetin qendror të Rripit të Gazës, Deir al-Bala për më shumë se një vit. Rebelët e armatosur të Hamasit dolën në rrugët e qytetit jugor të Rripit të Gazës, Khan Younis.
Members of Al-Qassam Brigades participated in celebrations in the streets of Khan Younis in southern Gaza following the implementation of the cease-fire agreement between Israel and Hamas ⤵️ pic.twitter.com/2FwCWtcsEs
— Anadolu English (@anadoluagency) January 19, 2025
