Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Trump telefonon kryeministren Daneze/ Kerkesa e tij

09:30 / January 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 01 25 090546
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Donald Trump ka përsëritur kërkesën e tij për të marrë në kontroll Groenlandën në një telefonatë me kryeministren e Danimarkës, Mette Fredriksen.

Presidenti amerikan foli me Mette Frederiksen për 45 minuta javën e kaluar dhe u bë agresiv kur iu tha se Groenlanda nuk ishte në shitje, raporton Financial Times. Trump se do të vendosë tarifa ndëshkuese ndaj Danimarkës nëse ajo refuzon të heqë dorë nga territori i saj autonom në Arktik.

Frederiksen ofroi një bashkëpunim më të ngushtë me SHBA-në për bazat ushtarake dhe shfrytëzimin e mineraleve në ishull, por zyrtarë të lartë evropianë thanë se Trump nuk pranoi ofertën, duke kërkuar kontroll të plotë të Groenlandës.

“Ishte e tmerrshme. Ai ishte shumë i vendosur. Më parë ishte e vështirë ta merrje seriozisht. Por unë mendoj se tani është serioze dhe shumë e rrezikshme” tha një burim për The Times.

Një ish-zyrtar danez shtoi: Ishte një bisedë shumë e vështirë. Ai kërcënoi me masa specifike kundër Danimarkës, siç janë tarifa që synojnë të na dëmtojnë vetëm ne

Ky ngërç do të thellojë alarmin në Evropë pasi lidhjet transatlantike janë nën presion në rritje vetëm disa ditë pas kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Që nga marrja e detyrës, presidenti ka kërcënuar me tarifa të rënda për BE-në, ka kërkuar një rritje masive të shpenzimeve të mbrojtjes nga aleatët e NATO-s dhe tha publikisht se kërkon aneksimin e Groenlandës, Kanalit të Panamasë dhe Kanadasë.

Trump hodhi idenë për të blerë Groenlandën edhe gjatë mandatit të tij të parë si president dhe e ringjalli propozimin para inaugurimit të tij. Ai ka deklaruar se kontrolli i këtij territori është një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Fuqitë evropiane shpresonin se komentet e Trump ishin hapi i parë në një negociatë për ndikim më të madh në Arktik, ku Rusia dhe Kina po zgjerojnë pozicionet e tyre strategjike. Kjo shpresë duket se është shkatërruar nga telefonata me Frederiksen.

“Qëllimi ishte shumë i qartë. Ata duan Groenlandën. Danezët janë krejtësisht të trembur”, tha zyrtar i informuar mbi telefonatën.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka komentuar akoma telefonatën. Frederiksen ka thënë se ajo e kuptoi “interesin e madh” të Trump për Groenlandën, por i përsëriti atij se nuk ishte në shitje.

Donald Trump Presidenti trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

“Kur njerëzit ushtrojnë të drejtat e tyre, kanë ngazëllim”/ Protestat për Zvërnecin, ministri Gogu: Në një shtet ku funksionon ligji…

22:22 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Studim/Bie preferenca për djemtë në lindje!

21:44 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.