Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Blendi Klosi: Pritet të votojnë mbi 200 mijë qytetarë nga diaspora, ja çfarë presim për PS

14:15 / January 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b19d5c26 e8a0 4304 a537 aae4dc9b5e85
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë për emisionin “Zëri i Diasporës” në RTSH me Edlira Prendin, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, theksoi se procesi i regjistrimit të emigrantëve për të votuar po ecën me ritme të mira, duke pritur që të tejkalohet shifra e 200 mijë qytetarëve të regjistruar.
“Besoj do e kalojnë më shumë se 200 mije numri i qytetarëve që do të regjistrohen, pasi java e parë ka qenë dhe me hovin e fillimin, por dhe me vështirësitë, ne do ia dalim që të shkojnë sa më shumë qytetarë ky mesazh dhe që të nxiten të votojnë. Ne duam të kemi një numër të konsiderueshëm jo vetëm sepse ne ndjejmë një mbështetje të madhe, por ky proces në një mënyrë ose tjetër i rilidh emigrantët me Shqipërinë”, tha Klosi.
I pyetur për pritshmëritë e Partisë Socialiste nga diaspora, Klosi u shpreh optimist për një mbështetje të madhe nga emigrantët, ndërsa siguroi se fitorja e PS-së është e padiskutueshme.
“Nuk besoj se ka dyshime për rezultatin, pra ajo që vlerësohet nga Shqipëria brenda do të jetë një fitore e thellë e PS. A do ta thellojë vota e emigrantëve? Ne shpresojmë shumë, por ajo mbetet për t’u parë, por fitorja e PS është e padiskutueshme në zgjedhjet e ardhshme, me një mandat më të fortë se 2021. Ajo që do të vijë nga diaspora do të jetë shumë e thellë. Ne kemi bindje dhe sondazhet tona asnjëherë nuk kanë gabuar, që shqiptarët në diasporë gjithnjë e më shumë po ndihen krenar për Shqipërinë dhe kjo falë punës së madhe që është bërë për Shqipërinë dhe Edi Ramën”, shtoi ai.
Klosi theksoi rëndësinë e votës së emigrantëve, duke paralajmëruar se çdo forcë politike duhet të ketë strategji për të përfituar nga ky potencial elektoral.
“Mund të jetë një diskutim që parlamenti në Shqipëri ka 12 qarqe, mund të ishte dhe një qark i 13 të fokusuar te diaspora. Nuk u arrit konsensus për të krijuar një zonë të specifikuar diasporës. Në këto kushte që nuk ka deputet të specifikuar, çdo drejtues qarku do që ta thithë këtë votë dhe padyshim në çdo qark do të këtë fokus te njerëz që thithin vota. Vota është shumë interesante. Asnjë forcë nuk do të duhet ta harrojë që në këtë garë diaspora është një zë shumë i rëndësishëm ” përfundoi Klosi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

09:57 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.