Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Facebook/ Lançohet kriptomonedha në 2020-ën

13:19 / May 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Facebook Advertising
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Facebook ka planifikuar të lançojë kriptomonedhën e saj në fillim të 2020-ës duke lejuar përdoruesit të kryejnë pagesa dixhitale në disa vende të botës.

Monedha, e quajtur GlobalCoin, do të bënte të mundur që 2.4 miliardë përdoruesit aktivë në muaj të facebook të këmbejnë dollarët për monedha të tjera ndërkombëtare të cilat më pas mund të përdoren për të kryer pagesa dhe transferuar para pa pasur nevojë për një llogari bankare.

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg muajin e kaluar u takua me guvernatorin e Bankës së Anglisë Mark Carney për të diskutuar këtë plan.

Zuckerberg gjithashtu diskutoi propozimin e quajtur “Projekti Libra” me zyrtarët e Thesarit Amerikan si dhe është në bisedime me disa firma të transfertave të parave përfshirë Western Union për të zhvilluar në metodë të thjeshtë, pak të kushtueshme për njerëzit që duan të transferojnë para.

Një raport vitin e kaluar thoshte se Facebook është duke zhvilluar një kriptomonedhë që do të lejonte përdoruesit e WhatsApp të transferojnë para.

Për ta bërë vlerën e kriptomonedhës stabile, Facebook ka në plan të lidhë vlerën e saj me disa prej monedhave më të forta të botës përfshirë dollarin Amerikan, Euron dhe Jenin Japonez.

Prej kohësh është pritur një lëvizje e Facebook në shërbimet financiare sidomos pas punësimit të ishte presidentit të PayPal David Marcus. Ky i fundit është edhe anëtar bordi i Coinbase, drejton iniciativat e Facebook në blockchain.

Në fillim të muajit Senati Amerikan i dërgoi një letër të hapur Zuckerberg për ta pyetur për mënyrën sesi kriptomonedha do të funksionojë dhe si do të mbrohen konsumatorët.

Në Shkurt, JPMorgan u bë banka e parë Amerikane e cila krijoi kriptomonedhën e saj JPM Coin si një mënyrë për të lehtësuar pagesat dhe transfertat. /PCWorld Albanian

2020 Lançon monedhen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026

iPhone 18 mund të kushtojë 100 dollarë më shumë/ Rritja e memories shtyn çmimet lart

19:21 / August 25, 2026

ChatGPT për adoleshentët përballet me kritika: Ekspertët ngrenë pikëpyetje për masat e sigurisë

14:39 / August 25, 2026

OpenAI forcon mbrojtjen e adoleshentëve në ChatGPT/ Versioni i ri kufizime më të forta

15:13 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.