Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shërbim i detyruar ushtarak? Deputeti zbulon nismën e fortë të PS

21:35 / January 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhemal Qefalia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia thotë se mund të ndërmerret në të ardhmen një nismë ligjore që do t’i hapte rrugën rikthimit të shërbimit të detyruar ushtarak në Shqipëri. Një element që del në pah sipas deputetit të PS në shtimin e kapaciteteve mbrojtëse, nuk është vetëm rijetëzimi i uzinave ushtarake, por edhe përforcimi i Forcave të Armatosura.

”Vëmendja ndaj mbrojtjes është një gjë shumë pozitive dhe kjo po konkretizohet edhe nga Shqipëria. Ato uzina që u mbyllën shumë vite më parë do të jenë funksionale jo vetëm për nevojat e ushtrisë shqiptare, por edhe për të eksportuar. Mendimi im personal është se duhet të ketë një periudhë të shkurtër të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ashtu siç e kanë vendosur shumë vende, nisur nga siguria jo vetëm rajonale, por edhe territoriale e Shqipërisë.

Ne kemi miratuar ligjin për rezervistët. Krijon mundësin që brenda një kohe prej 45 ditësh në vit mund të ftohen qytetarë kundrejt pagesës për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura. Por, pse jo të kalojmë edhe një periudhë të shkurtër 3 deri 6 mujore të shërbimit të detyruar ushtarak, do ishte shumë mirë. Personalisht do të kisha shumë dëshirë ta propozoj, nëse do kisha edhe mendimin e kolegëve të mi të grupit të PS, pasi kjo do ti shërbejë sigurisë kombëtare në tërësi”.

ushtria Xhemal Qefalia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.