Sokol Balla do të jetë i ftuar i radhës në emisionin e Mustafa Nanos dhe këtë e ka bërë të ditur vetë moderatori i Real Story me një postim në rrjetet sociale.
Ai ka postuar një foto të 25 viteve më parë kur të dy ishin pjesë e Partisë Demokratike. E për ta lidhur me aktualitetin e sotëm, Balla thotë se kanë një propozim të “çmendur” për zgjidhjen e sotme të krizës politike.
“Sonte ne darke me Muç Nanon ne ABC News, per te folur per kete foto tonen 25 vjet me pare kur ishim te dy ne PD, per krizen politike, per ata qe gjejne si zgjidhje djegien e vendit, dhe nje zgjidhje te “cmendur” qe do propozojme ne “, shkruan Balla.

