Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nis sot gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt

10:30 / January 27, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1025
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nis sot gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Leonard Ademaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë detaje rreth procesit gjyqësor dhe ka theksuar besimin e familjes në sistemin e drejtësisë.

“Ju njoftoj që gjykimi i rastit të vrasjes dinake të motrës tonë Liridona Ademaj fillon nesër në ora 11.00 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që gjykimi do të jetë efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”, shkruan ai.

Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por Policia e Kosovës, dy ditë më vonë, njoftoi se ka arrestuar dy persona, përfshirë bashkëshortin e Liridonës, Naim Murseli, që është aktualisht në mesin e të akuzuarve për vrasjen e saj.

Përveç Murselit, të akuzuar janë edhe Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe Tom Dodaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E rëndë në Pogradec, 30-vjeçari hidhet nga varka në liqen dhe ndërron jetë

17:04 / August 10, 2026

Ndërtimet pa leje, kryebashkiaku Tavo shkrin IMT-në e Bashkisë Himarë

16:25 / August 10, 2026

Trump: Preferohet presioni ekonomik ndaj Iranit

16:03 / August 10, 2026

Dhunohet 23-vjeçarja në banesë në Shkodër/ Dy persona hyjnë në shtëpi, policia në kërkim të autorëve

10:40 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.