Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zëri i Amerikës: Studentët bllokojnë Beogradin

16:03 / January 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 01 27 153423
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentët e universiteteve të Serbisë nisën të hënën një bllokadë 24-orëshe të një kryqëzimi thelbësor të trafikut në Beograd, duke shtuar trysninë ndaj autoriteteve rreth një shembjeje vdekjeprurëse të një çatie në një stacion treni në muajin nëntor, që la pas vetes 15 të vdekur.

Fermerë serbë me traktorë dhe mijëra qytetarë iu bashkuan bllokadës që pasoi protestat shumëjavëshe në të cilat kërkohet përgjegjësi për aksidentin vdekjeprurës në qytetin verior të Novi Sadit, për të cilin kritikët fajësojnë korrupsionin e shfrenuar të qeverisë. Fushata e demonstratave në rrugë paraqet sfidën më të madhe në vite për kontrollin e fortë të qeverisë populiste mbi pushtetin në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri Millosh Vuçeviç dhe kryetarja e parlamentit Ana Bërnabiç, paralajmëruan se do të shpallin më vonë të hënën “vendime të rëndësishme” për situatën, por nuk e bë e qartë menjëherë se cilat mund të ishin vendimet. Presidenti Vuçiç është përballur me akuza për frenim të lirive demokratike pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai ka akuzuar studentët se punojnë për fuqi të huaja për të rrëzuar qeverinë, por pa dhënë prova dhe pa saktësuar se për cilat fuqi bëhet fjalë.

Disa incidente kanë përshkuar protestat në rrugë javët e fundit, përfshirë dy incidente në të cilat shoferët përplasën makinat me turmën duke plagosur dy vajza të reja. Policia rrugore siguroi të hënën bllokadën e studentëve për të shmangur ndonjë incident të ngjashëm. Studentët protestues ngritën tenda në vendin e protestës, i cili është një kryqëzim i rëndësishëm.

Disa studentë luanin volejboll, të tjerë u ulën në batanije në trotuar ose shëtisnin në një ditë të ngrohtë. Studentët mbajtën gjithashtu një heshtje 15-minutëshe përkujtimore në orën 11:52, pikërisht në të njëjtën kohë kur çatia në një stacion treni në Novi Sad u rrëzua më 1 nëntor. Shumë në Serbi besojnë se çatia e madhe prej betoni u rrëzua për shkak të punës së parregullt të rindërtimit, pasojë e korrupsionit.

Prokurorët në Serbi kanë ngritur akuza kundër 13 personave, përfshirë një ministër të qeverisë dhe disa zyrtarë shtetërorë. Por, ish ministri i ndërtimit Goran Vesiç është liruar nga paraburgimi, duke nxitur dyshimet mbi pavarësinë e hetimit. Stacioni kryesor hekurudhor në Novi Sad u rinovua dy herë në vitet e fundit si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë të infrastrukturës me kompanitë shtetërore kineze. /VOA/

serbi studente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.