Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty

20:38 / January 27, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b sali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ilir Demalia

Fort i (pa) nderuari doc/prof Sali Berisha! Duke menduar se mund të denigroni një njeri të lirë.

Pse i gjithë ky mllef? Pse ky shqetësim? Çështë ky panik që u ka kapur doktor Berisha? Sa i lodhur jeni. Hiq e vërë maska dje në komunizëm , shoku sekretar i organizatës bazë të partisë. Vērë i ndrro maska në gjoja demokracinë që solle tij me soje soje tipash që t’u bashkuan me bekimin tënd. Tani je në fund. Retorika të ēshtë bërë bajate. Ata që të vijnë rrotull janë një hordhi që të dalin në ëndërr , se cili prej tyre është Bruti.

Oh plak i lodhur, ti tani as hijen tēnde nuk e tërheq dotë…pesha e zullumeve nuk është thjesht non-grata, është diçka tjetēr, më e rëndë. Dole nga historia si limon i shtrydhur. Liria është atributi i atyre që ushqehen dhe besojnë te liria. Ti nuk je dhe nuk ke qenë kurrë i tillë. Je thjesht produkt dhe vegël e autoritarizmit. Fryma Otomane brenda teje të ka krijuar natën e aluçinacioneve , ashtu si Macbethit. Më dhimsesh o i mjerë. Si u katandise. Pas krahëve të shajnë edhe të tutë.

Nuk është Ilir Demalia problemi yt! Eshtë historia jote e njollosur e cila nuk korrigjohet. Atje në Amerikë kemi një gazetar dhe filozof, Fared Zakaria quhet. Ai shkruan në librin e tij me titullin e bukur: E ardhmja e Lirisë. ” Askush nuk mund ta fshehi të kaluarën e tij”.

Kjo ty të djeg, të pērvëlon, da ta fshehësh, retushosh, do tē vdesesh si hero…por nuk je i tillë, as ke qenë hero.

Ndaj strehohu në heshtjen tënde dhe mos e lodh mendjen e luajtur vendit! Kam keqardhje për ty. Nëse do kesh nevojë për një gotë ujë do ta jap në respekt të moshēs, por me ujë…! Shpëlodhu plaku Berisha e nis shkruaj kujtimet para se koha fizike të të thotë, mbarova!

Sa zili më ke shoku sekretari Partisë…sa grotesk je katandisur!

Ke lëshuar një lukuni llumëhedhësish kundër meje të cilët dje ishin veglat qorre të sigurimit tē shtetit, dhe prej vitesh janë brejtësit e demokracisë. Sulmi i tyre më bënë nder. U ka djegur fortë besa fillimi i revolucionit të dinjitetit!

Por e ardhmja është e lirisë!

Ju nuk keni lidhje me të!

P.S Të bëj një sfidë, shkoni dhe merreni në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, dokumentin që nuk keni pasur lidhje me Sigurimin, ti që flet gjithë ditën për spiunë me lukuninë e qen-lehjenajës që ke pas me port-hale dhe rrjete sociale! Unë e kam bërë.

Tani vazhdo sa të duash me taborin e qen-lehjenajës tuaj, se unë nuk merrem më me ju.

Me (pa) respekt

Ilir Demalia

Demalia Sali Berisha sfide
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.