Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Qeveria jep 20 mln lekë për mjekimin e kirurgut të QSUT-së

19:14 / January 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 01 29 191314
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka vendosur mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për mjekun Arvin Dibra, në shumë dy milionë lekë të reja. Ky vendim vjen disa muaj pasi mjeku kirurg i QSUT-së, mbeti i plagosur aksidentalisht më 10 gusht kur u hodh në lumin Buna për t’u larë dhe u përplas me gurët në thellësi, duke shkaktuar dëmtime serioze. Pas ndihmës së marrë në Shqipëri, ai më pas u nis drejt Italisë për trajtim të mëtejshëm. Gjendja shëndetësore e doktorit, i cili ka gjithashtu nënshtetësi italiane, nisi të përmirësohej pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme për të trajtuar dëmtimet në pjesën e qafës dhe rruazat e lidhura me shtyllën kurrizore, por vijon të ketë nevojë për trajtim.

Prof. Dr. Arvin Dibra aktualisht mban postin e Shefit të Klinikës 1 Kirurgjikale në QSUT dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, dhe në vijim të vendimit nr.15, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2025”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1-Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Arvin Dibra, në masën 2 000 000 (dy milionë) lekë.
2-Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3-Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
4-Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në njoftimin zyrtar.

Arvin Dibra Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë, mesazhin e dërgojnë me kuti picash

20:18 / October 2, 2026

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026

Dyshohet se grupi i tij trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari esktradohet nga Dubai drejt Belgjikës

20:59 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.