Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndarja e ndihmave në Mat, kryebashkiaku Malaj: Është bërë nga shoqata “Qatar Charity”, nuk është politike

17:26 / January 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron malaj scaled 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj ka sqaruar ndarjen e ndihmave në këtë bashki, nisur nga publikimi i një videoje në disa media online dhe rrjete sociale. Malaj thekson se ndarja e pakove ushqimore për familjet me fëmijë jetim dhe familjet që trajtohen me ndihmë sociale është bërë nga shoqata “Qatar Charity”, dhe se nuk është politike. ”Bashkia Mat e konsideron totalisht të pavërtetë lajmin se ky donacion është bërë për përfitime politike apo elektorale dhe vë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm të bashkëpunimit ndër vite me këtë shoqatë”,-shkruan Malaj.

Postimi i plotë

E vërteta e ndarjes së ndihmave në Mat e cila është bërë nga shoqata “Qatar Charity”. Duke marrë shkas nga publikimi i një videoje në disa media online dhe rrjete sociale, Bashkia e Matit ju informon sa më poshtë:

Ndarja e disa pakove ushqimore për familjet me fëmijë jetim dhe familjet që trajtohen me ndihmë sociale është bërë nga shoqata “Qatar Charity”, e cila është prezente në Mat prej shumë vitesh. Kjo shoqatë është gjendur pranë familjeve në nevojë në Mat jo vetëm me raste festash por edhe gjatë sezonit të dimrit. Ky donacion do të shtrihet në 12 qytete të Shqipërisë.

Bashkia Mat e konsideron totalisht të pavërtetë lajmin se ky donacion është bërë për përfitime politike apo elektorale dhe vë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm të bashkëpunimit ndër vite me këtë shoqatë.

Theksojmë se asgjë e publikuar nga mediat apo në rrjetet sociale nuk është e vërtetë. Vlerësojmë se të gjitha ato media apo portale, para se ta publikonin një lajm të pa vërtetë duhej të kërkonin informacion pranë Bashkisë së Matit. Ndërkaq dëgjoni (story) vetë Drejtorin e Ndihmës Sociale pranë Shoqatës së Bamirësisë “Qatar Charity” Shkëlqim Asula.

Agron Malaj mat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.