Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjermania mesazh palëve poltike në Shqipëri: Shtyrja e zgjedhjeve dhe dorëheqja e Kryeministrit nuk janë tabu

17:18 / May 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjermani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një deklaratë të përbashkët për Deutsche Ëellen, Johann David Ëadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër Federal, e kanë përsëritur kërkesën e tyre për dialog pa kushte ndaj qeverisë dhe opozitës, por kanë sugjeruar edhe si opsion shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

 Top Channel pati një lidhje të drejtpërdrejtë pikërisht me korrespondenten e Deutsche Ëelles në Berlin, Anila Shuka, të cilës dy deputetët i dhanë këtë deklaratë.

Top Channel: Anila, cili është mesazhi i kësaj deklarate të dytë?

Anila Shuka: Ishte hera e dytë brenda 10 ditësh që të njëjtët deputetë kanë bërë një deklaratë të tillë dhe në deklaratën e parë kanë përsëritur të njëjtën kërkesë që dialogu të bëhet pa kushte. Por kanë shtuar edhe dy detaje, kanë shtuar edhe një detaj që është se çfarë nënkuptohet me këto kushte. Është thënë se nuk mund të ketë tabu. Këtu hyn si shtyrja e datës së zgjedhjeve, siç thuhet në deklaratë, por ashtu edhe dorëheqja e kryeministrit, siç dëgjova sot nga qarqet e Unionit kristian-demokrat dhe kristian-social. Këto as nuk duhen vënë si parakushte për të hyrë në dialog, mes qeverisë dhe opozitës, por as nuk duhen përjashtuar si opsione. Mesazhi që vjen nga 2 deputetët gjermanë është i qartë, se: Ata nuk do të jenë të gatshëm ta pranojnë zgjedhjet lokale siç po zhvillohen tani pa pjesëmarrjen e opozitës, por edhe se nuk do të jenë të gatshëm se pa u zgjidhur kriza e brendshme në Shqipëri të japin një ‘OK’ të tyre për çeljen e negociatave me BE-në.

Top Channel: Anila, ti pate dje edhe një intervistë me ndërmjetësin e njohur gjerman Schëarz Schilling, një njohës i Shqipërisë, dhe që ka ndërmjetësuar edhe në vitin 2010 mes Ramës dhe Berishës. Çfarë sugjeron ai për zgjidhjen e krizës në Shqipëri?

Anila Shuka: Schilling është një shpirt i lirë dhe i thotë gjërat siç i mendon. Ai mendon se ndërmjetësimi do të ketë sukses vetëm nëse të dyja palët kanë dëshirë që të pajtohen. Sipas tij, ai ka përshtypjen se opozita nuk ka dëshirë që të pajtohet, por thjesht po përpiqet që të rrëzojë qeverinë. Ai kritikon Bashën dhe ish-kryeministrin Berisha, me parrullat që përdorin ata. Siç i quan ai, revolucionare. Pa dashur të komentoj, ky perceptim që ka ky njohës i Ballkanit, përkon me perceptimin që kanë shumë përfaqësues të qeverisë gjermane. Ata e shohin qeverinë shqiptare në kontekstin rajonal, e në krahasim me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ata e vlerësojnë Ramën dhe qeverinë e tij.

Top Channel: A mund ta ndryshonte rezultati i zgjedhjeve evropiane, qëndrimin e Gjermanisë ndaj Shqipërisë sa i përket çeljes së negociatave?

Anila Shuka: Nëse do t’u besojmë anketimeve të deritanishme pritet që mazhoranca gjermane të pësojë humbje të mëdha. Spekulohet se në rast të një humbje shumë të thellë të Socialdemokratëve, mund të dalin nga koalicioni dhe Gjermania të përballet nga zgjedhje të reja të parakohshme, të cilat pritet të zhvillohen në tetor. Ky është skenari më i mundshëm, por kjo nuk do të ketë asnjë efekt në votën e Parlamentit gjerman për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi data është caktuar dhe ajo është në shtator. /Top Channel/

Gjermania tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Debate në Komisionin për Reformën Territoriale, Mazniku: Opozita ka penguar me qëllim punën,qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

16:24 / July 15, 2026

Qeveria miraton ndryshime ligjore në financa/ Gati edhe katër marrëveshje të reja për pensionet e emigrantëve

13:46 / July 15, 2026

Rama publikon prapaskenat nga Brukseli: “Mund të mbyllen më shumë se tre kapituj?”

11:19 / July 15, 2026

Anulimi i ligjit për investimet strategjike, reagon Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

23:01 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.