Autoritetet në Santorini janë në gatishmëri dhe të mobilizuar, pasi aktiviteti sizmik në ishullin e njohur grek mbetet i lartë, me tërmete të njëpasnjëshme.
Qytetarë dhe turistë duket se kanë zgjedhur ta braktisin ishullin përmes rrugëve ajrore dhe detare dhe në portin e ishullit është vënë re mbipopullim.
Presidenti i OASP-së, Efthimis Lekkas duke folur për “Mega-n” u kërkoi njerëzve që të mos kenë panik, pasi ishulli nuk do të përjetojë një tërmet shkatërrimtar si ai i vitit 1956.
Profesori i Fatkeqësive Natyrore në Universitetin Teknik të Kretës lidhur me aktivitetin e shtuar sizmik në zonat midis Santorinit dhe Amorgos tha se një nga skenarët është se aktiviteti sizmik vjen nga një vullkan nënujor.

