Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla i përgjigjet akuzave të Berishës: Sajime që prej 2005!

22:00 / February 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Taulant Balla i ftuar në Report Tv u është përgjigjur akuzave të Sali Berishës lidhur me një përgjim të SkyECC, ku ai pretendon se një anëtar i banës së Suel Çelës i ka kërkuar arrestimin e Çapjave. Dhe sipas Berishës, Balla ndikoi të arrestoheshin Çapjat në mars të 2021, para zgjedhjeve. 

Në emisionin ‘Studio Live’, ministri Balla thotë se kjo është një baltë që Berisha hedh ndaj tij që prej vitit 2005 me lloj lloj sajimesh. Por Balla, thotë se në 20 vite politikë është përpjekur të vendosë standardin që kur akuzon kundërshtarët politikë të paraqesë prova e fakte, e për këtë përmend edhe kallëzimin për aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani, për të cilën Berisha dhe dhëndri janë marrë të pandehur.

“Berisha më ka akuzuar nga 2005, ku isha 27 vjeç me lloj lloj sajimesh, ka një diferencë në politikë. Jam përpjekur të vendos një standard, u bënë 20 vite në Kuvend, për të gjitha akuzat që kam pasur ndaj kundërshtarëve jam munduar ti shoqëroj me prova dhe ti dërgoj në Prokurori. Berisha është akuzuar prej meje për privatizimin e kompleksit Partizani. Një meritë të veçantë ka dhe ky televizion që ka zbardhur ditë pas dite muaj pas muaji vit pas vite elementë të bazuar në atë dosje, prova e fakte. E kam marrë përgjegjësinë të çoj në prokurori disa herë raste të korrupsionit, është partizani, është dosja e privatizimit të OSSH, abuzimet ne ministrinë e mbrojtjes, edhe në rastin e 21 janarit kam shkuar në emër të PS kur kam dorëzuar kallëzimin e parë. Nga gjithë kjo betejë, në anën time një betejë institucionale, nëse kam pasur akuzë e kam shoqëruar me prova, vjen edhe balta që duhet të marrësh, e pranoj me kënaqësi. Në fund ajo që mbetet është vlerësimi, fjalët i merr era dhe kallëzimet janë ato që mbeten”, tha Balla.

akuzat Berisha Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.