Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Para fushate, premtojnë gjëra imagjinare”, Rama ironizon opozitën

10:15 / February 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1117
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i ekzekutivit Edi Rama në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, u shpreh se është bërë një ndryshimi i madh që pas reformës në 2014, por që ende do të punohet për të ndihmuar edhe më shumë të moshuarit.

Teksa ironizonte premtimet për pensionet nga kundërshtarët e tij, të cilat i quajti imagjinare dhe për efekt fushate, ai tha se qeveria nuk bën dot premtime që janë të paarritshme, por shtoi se do të vijohet me dy bonuset deri sa të ketë sërish një rritje të pensionit.
“Ndryshimi ka ndodhur me reformën e 2014, kur ne vendosëm kontributet në funksion të pensionit. Plaga e madhe po mbyllet dalë nga dalë por sidoqoftë vazhdojmë të kemi një pjesë që vuajnë nga ajo plagë dhe sot pikërisht për këtë jemi këtu.

Kur vjen puna te pensionet duke pasur parasysh faktin që jemi afër një ditë zgjedhjesh, të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme, por kjo do të thotë t’i hapësh luftë fakteve, t’i kthesh kurrizin ekspertëve dhe të hidhesh symbyllur drejt një humnere. Do të thotë që ‘hajde të bëjmë një ditë festë më gjithçka kemi, dhe nesër le të bëhet qameti’.
Ne nuk e bëjmë dot këtë dhe ne do ecim paralelisht me bonuset, një në fundvit dhe një në pranverë, dhe paralelisht duke rindërhyrë në sistemin e pensioneve duam të bëjmë një akselerim pa prishur themelet e sistemit. Kemi akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave”, tha Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.