Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bujqësi/ Rama: Deri në 2030, synojmë që eksportet të arrijnë në një miliard euro

12:00 / February 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi.

Ai theksoi se përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.

Ai theksoi se objektivi i Shqipërisë është që brenda vitit 2030, niveli i eksporteve të arrijë në vlerën e një miliard euro.

“Kemi nisur një proces, sot e kurorëzojmë në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste me vendimin e Bankës së Shqipërisë, për të hapur një linjë të re inonavtive të re financimi prej 250 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus te bujqësia dhe marrëveshjen e nënshkruar mes Bankës së Shqipërisë dhe bankave për ta jetësuar këtë linjë financimi në funksion të projekteve të financimeve në sektorin e bujqësisë në radhë të parë. Ky është një hap i madh cilësor, shumë premtues për sektorin dhe vendin, duke pasur parasysh dy gjëra. Së pari, kemi vendosur objektiv ambicioz, që në Shqipërinë 2030, eksportet të arrijnë në 1 miliard euro. I kemi katërfishuar. Sot jemi mbi 500 milionë euro eksporte. Arritja e objektivit kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, një fuqi të shtuar të fermerëve dhe kjo fuqi do vij137 përmes investimeve dhe rritjes së volumit të prodhimit. Aktualisht niveli 2.1 % e kredive për këtë sektor është me vërtetë shumë pak”, tha ai.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

09:57 / September 19, 2026

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Arabia Saudite nën alarm pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë natës, raportohen probleme me sistemet e navigimit në aeroport

09:00 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.