Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ali Ahmeti reagon pas deklaratës së Albin Kurtit: Kërko falje

22:25 / February 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ali ahmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka komentuar sërish deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili tha se në RMV nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës shqipe.

Sipas Ahmetit, Kurti duhet t’u kërkojë falje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, pasi sipas tij, është keq informuar dhe kjo deklaratë është ofendim e poshtërim mbi të gjitha për ushtrinë. Ahmeti citon edhe kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropalin dhe kryeministrin Rama, duke thënë se ligjet për gjuhën shqipe nuk duhen prekur.

“Dashtë zoti e mbledhshin mend të shohin që kjo nuk është punë shakaje. Do të thotë shqiptarët reagojnë si komb e jo si shqiptarë të Maqedonisë. Nuk e di a e kanë dëgju deklaratën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë që ua ka thënë institucioneve se gjuha e shqipe është e kombit dhe si komb i dalin zot.

Nuk e di a e kanë dëgju deklaratën e Edi Ramën, leni ligjet mos prekni te gjuha aty ku nuk preket. Gabimi është i Albin Kurtit, nëse e kanë keqinformuar informatorët prej këtu duhet të dalë të kërkojë falje të shqiptarëve të Maqedonisë që tha gjuha shqipe kurrë zyrtare s’ka qenë. Dy javë ditë antishqiptarët më të mëdhenj në Maqedoni janë thirrë në kryeministrinë e Kosovës. Ja kryeministri i Kosovës thotë gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoni.

Me keqardhje e kam ndje këtë deklaratë prandaj sa s’është vonë duhet të dalë e të kërkojë falje për këtë ofendim dhe poshtërim që është bërë ushtarëve se nonat e Kosovës, djemtë këtu i kanë të varrosur për atë gjuhë. Janë këtu në varrezat e dëshmorëve trupat e tyre”-ka deklaruar Ahmeti.

Albin Kurti ali ahmeti deklarate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.