Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dënohen me 83 vite burg anëtarët e një bande të trafikut të kokainës

21:21 / February 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
britani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet britanike kanë dënuar me burg tetë anëtarët e një bande kriminale, e cila ka trafikuar sasi të mëdha kokaine, mes tyre ka edhe shtetas shqiptare.

Sipas BBC, grupi drejtohej nga dy vëllezër, Warren Allison, 36 vjeç, i cili u burgos me 23 vjet burg dhe vëllai i tij, Kelroy Allison, 41 vjeç, që u burgos me 16.5 vite burg.

Dy anëtarët e grupit u përpoqën të largoheshin nga Britania për të shmangur arrestimin, ndërsa policia shpjegoi se Warren Allison kishte blerë një Lamborghini me “fitimet e tij të paligjshme”.

Banda, e udhëhequr nga vëllezërit Allison, bleu drogë me shumicë dhe përdorte rrjete të koduara komunikimi për të shitur në sasi të vogla.

Ata siguruan një automjet të modifikuar posaçërisht për një shofer të besuar – Richard Cowell, 57 vjeç. Duke pranuar se kishte bërë korrierin edhe për grupe të tjera kriminale, ai u burgos për nëntë vjet burg.

Porcia Densley, 38 vjeçe, ishte  “menaxhere financash”, duke mbledhur dhe shpërndarë para me udhëzimin e tij. Ajo u dënua me 8 vite burg.

Policia sekuestroi drogën në Bristol kur oficerët e mbikëqyrjes panë kokainë me vlerë 320,000 deri në 400,000 paund duke iu dorëzuar kushëririt të Allisons, Anthony Burke. Ky i fundit u burgos me tetë vjet.

Kokaina furnizohej nga shtetasit shqiptarë Ledian Hoxha dhe Pjeter Pisha.

Ata u larguan nga Britania e Madhe për t’i shpëtuar arrestimit, por Hoxha, 38 vjeç, u burgos për shtatë vjet e katër muaj dhe Pisha, 37 vjeç, për gjashtë vjet e tetë muaj.

Enid Aliko, 28 vjeç, u burgos për katër vjet pasi siguroi një pajisje të koduar dhe veproi si kontakt për grupin e krimit shqiptar pas arrestimeve.

Gjatë gjyqit 12-javor, vëllezërit Allison dhe Cowell pretenduan se mesazhet i referoheshin rrobave false dhe jo drogës.

britani denim trafik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.