Në panairin më të madh global të turizmit ITB Berlin, Shqipëria do të ketë vendin e nderit. Kryeministri Edi Rama ndau videon promovuese.
“Shqipëria e të gjitha ndjesive këtë vit është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të turizmit, ITB Berlin. Për pak javë do të prezantohet atje nga organizatorët ashtu siç nuk mund të imagjinohej deri vetëm disa vite më parë”, theksoi Rama.
Pjesëmarrja në këtë panair synon prezantimin dinjitoz të markës turistike të Shqipërisë.
