Kosova mbajti të dielën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, prej së cilës do formohet qeveria e re me mandat 4-vjeçar. Në garë morën pjesë 28 subjekte politike, ndërsa dy milionë qytetarë kishin të drejtë vote.
Këto janë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që nga shpallja e pavarësisë. Mbi 100 vëzhgues të BE panë nga afër procesin me qëllim ruajtjen e standardeve demokratike.
Pas mbylljes së qendrave të votimit, pritet të nisë procesi i numërimit. Sakaq, janë publikuar edhe Exit Poll-et e para mbi fituesin e zgjedhjeve, por do jetë numërimi i kutive të votimit që do vulosë partinë fituese.
Janë numëruar 23.65 përqind e votave, sipas KQZ në Kosovë. Deri më tani, kryeson VV me 55.77 përqind të votave ndjekur më pas nga PDK me 25,39 përqind, LDK me 8.99 përqind, AAK-Nisma 5 përqind dhe Koalicioni për Familje me 1.09 përqind.
