Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ekipi i Trump në PD, Garo: Rama në alarm kërkoi arrestimin e Veliajt

16:21 / February 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 02 10 at 15.45.14 1024x574 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo tha sot se mediat e Ramës janë alarmuar me urdhër nga lart. Sipas saj kjo pas zbarkimit në Tiranë të grupit të fushatës fituese të Presidentit Trump, kryesuar nga Chris LaCivita. Garo shton se alarmi nga njerëzit e Trump në Tiranë ka bërë që Rama të urdhërojë arrestimin e Veliajt.

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:

Mediat e Edi Ramës janë alarmuar sot, me urdhër nga lart, pas zbarkimit në Tiranë të grupit të fushatës fituese të Presidentit Trump, kryesuar nga Chris LaCivita. Në kor dhe të organizuara, ato kanë filluar sulmin kundër Presidentit Trump, duke goditur njerëzit e tij në Tiranë, në krah të Sali Berishës dhe në krye të fushatës fituese të opozitës.

Nën të njëjtën regji që i komandon përherë, mediat e Ramës, pa respektuar as parimin numër 1 të gazetarisë, dhënien e lajmit dhe më pas komentin mbi të, kanë filluar të komentojnë dhe godasin Chris LaCivita. Mediat e prapaskenës së Ramës, imagjinojnë shifra stratosferike për konsulencën e z. LaCivita, dhe madje vënë në dyshim aftësitë e tij, duke anashkaluar faktin se vetë Trump e konsideroi në fjalimin e fitores si një prej arkitektëve të triumfit.

Shqetësimi i tyre është në fakt paniku që ka kapur Ramën, i cili pasi ndërseu qentë e vegjël të sulmit, dhe e pa se nuk e ‘vriste’ dot lajmin e ardhjes se njerëzve te Trump, urdhëroi ata prokurore, që deri dje kapnin vetëm opozitarë, të Skapnin Erion Veliajn. Çmontimi i agjendës së Soros, të rrjetit dhe njerëzve të tyre në Tiranë, ka filluar. Pas mbylljes së USAID, Trump po bën edhe mbylljen e Bashkisë dhe Qeverisë së Soros në Shqipëri.

Kjo i ka trembur shumë të gjithë sorosianët me në krye Ramën. Çdo sulm ndaj Trumpit, njerëzve të tij dhe Partisë Demokratike është vetem një medalje në luftën kundër rrjetit Soros dhe agjendës me prind 1 dhe 2, apo nje shoqerie pa gjini sic e ka dhënë vetë Zoti. Kjo luftë anti-Soros tashmë shtrihet nga Washingtoni në Tiranë.

Edhe njëherë, Partia Demokratike i uron mirëseardhjen dhe e falenderon Chris LaCivita dhe nëpërmjet tij presidentin Trump, për vendimin historik për t’iu bashkuar fushatës sonë dhe për ta bërë fituese opozitën dhe përsëritur përmbysjen që bëri Trump në Amerikë, edhe me Sali Berishën në Shqipëri. Me Trump në krah, fitorja është e afërt dhe nuk fiton vetëm opozita, por edhe Shqipëria!

Garo] Rama trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë

10:23 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.