Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Rama të jap dorëheqjen. Deputeti Koçi u kujton 21 Janarin

17:26 / February 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 02 10 171616
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha dha një deklaratë kontradiktore nga oborri i Parlamentit. Ndërkohë që e quajti arritje të opozitës arrestimin e Erion Veliajt, ai shton se SPAK është organizatë kriminale. ”Dorëheqje e menjëhershme e Ramës, SPAK absolutisht organizate kriminale, arrestimi ishte falë opozitës”,-tha Berisha.

Më pas kryeparlamentarja Elisa Spiropali i mbylli mikrofonin dhe ia dha fjalën deputetit të PS-së, Petro Koçi. ”Çdo veprim që bën SPAK, juve u bën të ndiheni keq. SPAK sipas jush duhet të ishte një organizatë kriminale. Mund të vazhdoni të jetoni në normalitet në këtë Kuvend, që është zgjedhur nga qytetarët për të mbjellë normalitet, jo grushta e zjarrvënie”, tha Koçi.

Fjala e plotë e Koçit

Të nderuar deputetë, e kuptoj që zhvillimet e sotme janë shumë të rëndësishme po çuditërisht që të jeni të gëzuar jeni të trishtuar. Sepse ju çdo veprim të SPAK dhe legjitimon, ju bën të ndjkeheni keq. SPAK sipas jush duhget të ishte organizatë kriminale, apo jo. Kështu që mund të vazhdoni të jetoni në normalitet nmë këtë Kuvend që është zgjedhur nga qytetarët për urtësi, qytetari dhe jo rrëmujë, grushta dhe deri në zjarrvënie me benzinë.

Kjo javë iu kushtua komunitetit dhe siç e dini ishte dhe data 4 shkurt. Sa herë bëhet fjalë për L2B, fillon dhe debat për palët ushtarake dhe politike që edhe në Shqipëri vendosën fatin e teattrit politik në vend. Në çdo luftë edhe kur janë të drejta bëhen gabime dhe faje. Po shumica e fajeve bëhen në kohë paqeje. Në 4 shkurt mu kujtua 21 janari, kopje e mirëfilltë e 4 shkurtit. E njëjta dorë si e Xhafer Dellës në 21 janar.

Duhet të distancohemi nga ata autorë të këtyre ngjarje. Më vjen keq që e djathta e sotme nuk është distancuar nga gabimet e L2B. tradhtia ndaj atdheut nuk falet kurrë. Do vazhdoni ta mbani në yqrk fajin e tyre. Vazhdoni me këtë sjellje të pahijshme. SPAK është zgjedhja jonë, jo e juaja. Ju e keni quajtur organizatë kriminale, turpi juaj. Republika kërkon drejtësi. Ne nuk gëzohemi kur një koleg yni përfundon në dyert e drejtësisë.

Sa për Soros, ka kush merret, nuk keni ngelur ju të pastroni Amerikën. Kjo është alibia juaj më qesharake. Kur krahasoni veten me Amerikën. Po të jetë për ju Soros ka histori goxha edhe me njerëz te ju, si Berisha dhe njerëz të rinj që kanë dalë si alternativa të virgjëra në skenën politike.

Berisha veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së: E vërteta me ambasadorin

22:21 / June 5, 2026

Kombëtarja mbyll përgatitjet, titullarin më të vlerësuar e zëvendëson Myrto Uzuni

21:37 / June 5, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europianë: Në fazën finale të negociatave, rruga e duhur për integrimin

20:14 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.