Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Santorini vazhdon të “shkundet” nga tërmetet!

12:55 / February 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
santorini arthro 1 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër natë agonie kanë përjetuar banorët e ishujve Cyclades, teksa ka vijuar aktiviteti intensiv i lëkundjeve sizmike mes Santorinit dhe Amorgosit pas tërmetit që u regjistrua mbrëmjen e së hënës me magnidtudë 5.3 shkalla Rihter, më i fuqishmi deri tani që nga fillimi i aktivitetit sizmik.

Gjatë natës, pesë nga tërmetet e regjistruara ishin midis 4 dhe 5 ballë të shkallës Rihter.Duke analizuar sekuencën sizmike të pandërprerë , me gati 10.000 tërmete deri tani në këtë zonë, kreu i Organizmit për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmeti , Efthimios Lekkas ka folur për një fenomen të paprecedentë, duke theksuar se “aktiviteti sizmik nuk ka lidhje me proceset vullkanike”.

Ndërkohë që një ekip i madh shkencor po analizon të dhënat e marra nga sizmografët tokësorë dhe nënujorë, për të përcaktuar nëse ka një lidhje mes tërmeteve vullkanike dhe tektonike, sot mblidhet Komisioni për Rrezikun e Tërmeteve, i cili do të vendosë për hapat që do të ndërmarrin ekspertët tani e tutje. Në të njëjtën kohë priten edhe të dhënat e para nga dy sizmografët që janë nxjerrë nga zona.
Madje ekspertët po instalojnë 8 sizmografë të rinj të teknologjisë moderne rreth vullkanit nënujor të Kolumbos. Ky është një mobilizim i paprecedentë kërkimor për të analizuar dhe vlerësuar fenomenin.

Sa i përket sezonit turistik dhe mundësisë që ai të ndikohet nga aktiviteti sizmik në vazhdim, specialistët vënë në dukje se komuniteti shkencor do të vlerësojë kur mund të thuhet me siguri se rreziku është ulur.Deri tani lëkundjet nuk kanë shkaktuar dëme serioze, megjithatë, vëmendje e veçantë i kushtohet strukturave të vendosura në buzë të Kalderës, pjesa më turistike e ishullit.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Santorini dhe ekipet e emergjencës tashmë ndodhen aty në gadishmëri për të përballuar shpejt çdo fatkeqësi të mundshme. Të paktën 12000 vetë, banorë ,turistë dhe të punësuar janë detyruar të evakuohen përkohësisht dhe shumë biznese janë mbyllur.

Ndërkohë një anije oqeanografike me një ekip të madh kërkimor edhe me specialistë ndërkombëtarë me pajisje moderne, do të lundrojë në këtë zonë në ditët në vijim për të mbledhur të dhëna shtesë gjeologjike, gjeofizike, gjeokimike dhe oqeanografike, me qëllim që të kontribuojë në një kuptim më të plotë të aktivitetit sizmik që po zhvillohet në rajon.

santorini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.