Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çudia/ U martua në vitin 2008 në Tiranë, pas 10 vitesh mëson se është “beqar” (Video)

22:06 / May 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stop 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Amarildo Palaj, është një qytetar shqiptar që jeton në Itali. Ai iu drejtua emisionit “Stop” në Tv Klan për një problem që ka mësuar së fundmi.

Në vitin 2008, Amarildo Palaj u martua në Tiranë me Kristina Memajn, pranë gjendjes civile të Njësisë Nr.4. Tani ai ka mësuar se nuk rezulton i martuar, por beqar. Në Njësinë Nr.4 ku kishte bërë kërkesë për të tërhequr një certifikatë martese, punonjësja e vuri në dijeni se ai është beqar.

Amarildo Palaj: Jam me origjinë shqiptare, gjithashtu kam edhe nënshtetësi italiane. Kam një problem përsa i përket një certifikate martese. Në vitin 2008 unë jam martuar në Tiranë, kam kryer celebrimin në Njësinë Nr.4. Në prezencën e nëpunëses së gjendjes civile Sonila Çela, në prezencën e dy dëshmitarëve kam hyrë në zyrën ku bëhet celebrimi, kemi firmosur aktin e martesës si unë dhe bashkëshortja ime. Akti i martesës është regjistruar në librin themelor të martesave të Bashkisë të Njësisë Nr.4. Pasi kemi kryer celebrimin, pas 2 orësh jemi kthyer përsëri në Njësinë Nr.4 ku aty kam tërhequr certifikatën e martesës. Këto ditë unë kisha nevojë përsa i përket një certifikate martese, kam dërguar një të afërmin tim në Njësinë Nr.4 në Tiranë për të kërkuar një certifikatë martese dhe ndodh që punonjësja e Njësisë Nr.4 të Bashkisë thotë që kjo martesë nuk ekziston në sistemin martesor. Nuk ekziston fare. Unë kërkoj që ky problem të zgjidhet sa më shpejt sepse më ka krijuar tepër probleme në Itali.

Gazetarja e emisionit “Stop” shkoi pranë Njësisë Nr.4 të Bashkisë Tiranë për të kërkuar informacion lidhur me këtë situatë. Punonjësi i vë në dispozicion gazetares së “Stop” një kopje të regjistrit themeltar, ku duket se nuk është bërë asnjë shënim për martesën e vitit 2008. Ky është dhe ngërçi i këtij problemi të krijuar.

Punonjësi: Kjo është fletë-familja e zonjës deri në vitin 2009, para se te dilte në regjistrin kombëtar në NCR. Fleta e dytë s’ka asnjë shënim për martesë.

Gazetarja: Pra në 2008-ën është bërë akti, është martuar, por nuk është shënuar në regjistër.

Punonjësi: Në asnjë vend. As në sistem nuk është, as në regjistër nuk është.

Gazetarja: Por ama është depozituar në bashki.

Punonjësi: Eshtë depozituar në arkivë.

Megjithatë ka një sinjal pozitiv. Për fat të mirë, akti i martesës së Amarildo Palajt me bashkëshorten e tij është në arkivin e Bashkisë. Për këtë problem, emisioni “Stop” iu drejtua edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, që premtoi të bëjë pasqyrimin e aktit të marrë nga arkivi i Bashkisë së Tiranës. 




BEQAR Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.