Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Virozat u bënë agresive në janar, rekord Durrësi

11:45 / February 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gripi
Woman sneezing behind a window, using a tissue.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Virozat në këtë sezon dimri janë bërë më agresive, po krijojnë infektime, po zgjasin në kohë e për rrjedhojë po ndikojnë negativisht për përkeqësimin e shëndetit të popullatës.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se numri i infeksioneve respiratorë në 5 javët e para të vitit 2025 ishte së paku 40 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.


Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur në javën e katërt të vitit 2025 që korrespondon me javën e fundit të janarit numri i personave që u raportuan me infeksione respiratore arriti në rreth 23, 400 ose 44 për qind më i lartë se në të njëjtën javë të vitit 2024.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit tregojnë se, infeksionet nga virozat shënuan një rritje të lartë përgjatë janarit dhe shkurtit 2025, me gati dyfishim të rasteve.

Infeksionet respiratorë nënkuptojnë trajtim me medikamente. Mjekët në poliklinikën e specializuar të mushkërive pohojnë se, këtë sezon gripi ka qenë agresiv duke shkaktuar në masë infeksione të rrugëve të sipërme dhe poshtme respiratorë. Të prekurit kanë shfaqur simptoma si kollë, lodhje e vazhdueshme tj.

Të sëmurët kronikë janë prekur më rëndë dhe në shumë raste është shtruar nevoja për mjekim me antibiotike dhe trajtim në spital. Kjo situatë ka krijuar ngarkesë në spitalet sidomos në klinikat pediatrike.

Fëmijët dhe të moshuarit kanë qenë më të prekur. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se qyteti i Durrësit kishte numrin më të lartë të të prekurve me infeksion të rrugëve respiratorë, e ndjekur nga Tirana, Tropoja dhe Gjirokastra.

Mjekët rekomandojnë që të sëmurët kronikë dhe moshat e vjetra duhet të shmangin vend-grumbullimet për të shmangur infektimet.

Instituti i Shëndetit Publik rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mënyra e parë dhe më e mirë për tu mbrojtur nga gripi.

Vaksina e gripit mund të reduktojë sëmundjet prej gripit, vizitat tek doktori, mungesat në punë dhe në shkollë prej gripit si dhe parandalon shtrimet në spital si rrjedhojë e gripit.

Vaksina rekomandohet sidomos në individë me sëmundje kronike si astma, diabeti, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje pulmonare si dhe individët e moshës mbi 65 vjeç.

Gjithashtu ilaçet ndaj gripit vetëm me rekomandim të mjekut mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes./Monitor

viroza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.