Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar atë si “Bufin e Kënetës”. Në një postim në rrjetet sociale, Rama përshkruan këtë shpend si një qenie që “plaçkit foletë”, jeton mes zvarranikëve dhe grumbullon helme, duke e bërë të rrezikshëm edhe për të tjerët.
“BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”, shkruan Rama krahas videos ku dallohet një buf në kënetë.
