Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkeljet në rrugë/ Nga shpejtësia te përdorimi i telefonit, ndëshkohen 6689 shoferë në Tiranë

11:42 / February 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1739700409xyuj7yujpg 959
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

TIRANË-Policia rrugore ka dalë më një njoftim ndërsa ka treguar të dhënat e kësaj jave për shkeljet e kryera nga shoferët. Policia bën me dije se janë monitoruar akseve kryesore urbane me automjetin Inteligjent “Scoud Speed” për ndëshkimin e automjeteve të cilat qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe që pushojnë ne rrugëkalimin e automjeteve të tjera të cilat bëhen pengesë për qarkullimin dhe krijojnë trafik.

Policia thekson se gjatë monitorimit këtë javë janë ndëshkuar 6689 drejtues automjetesh. Policia Rrugore apeloi për të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos parkojnë në vendet ku bëhen pengesë për qarkullimin normal të lëvizjes së lirë të automjeteve të tjera, pasi automjetet që do konstatohen do zhvendosen me karrotrec në pikën e bllokimit të Policisë Rrugore.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet duke përdorur automjetin inteligjent “Scoud Speed” për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Policia Rrugore e Tiranës ka filluar monitorimin e akseve kryesore urbane me automjetin Inteligjent “Scoud Speed” për ndëshkimin e automjeteve të cilat qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, dokumentimin me prova filmike të automjeteve që pushojnë ne rrugëkalimin e automjeteve të tjera të cilat bëhen pengesë për qarkullimin normal të automjete të tjera dhe herë pas here duke u bërë shkak dhe për krijimin e trafikut.

Njëkohësisht, nëpërmjet mjetit inteligjent janë evidentuar shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, si përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosja e rripit të sigurimit, evidentimi nëpërmjet targës në mënyrë automatike i automjeteve që kanë masa administrative pa paguar si dhe parakalimet e gabuara.

Gjatë monitorimeve me mjetin inteligjent 24/7, gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar vetëm për shkeljet e mësipërme 6689 drejtues automjetesh. Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë janë të angazhuara me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të evidentuar dhe dokumentuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim qarkullimin e lirë të automjete dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos parkojnë në vendet ku bëhen pengesë për qarkullimin normal të lëvizjes së lirë të automjeteve të tjera, pasi automjetet që do konstatohen do zhvendosen me karrotrec në pikën e bllokimit të Policisë Rrugore.

Policia shkeljet ne rruge Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026

Deklarata zyrtare e Policisë: Sekuestruam një karikator me fishekë luftarakë, përdorej nga persona të maskuar në protestë

14:39 / October 18, 2026

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.